Tërmeti apokaliptik me magnitudë 6.4 që tronditi vendin mëngjesin e të martës la pas 51 viktima dhe mbi 650 persona të plagosur. Mes viktima të tërmetit ishin edhe dy vëllezërit Abazi nga Gjilani i Kosovës, të cilët kishin ardhur për të punuar në qytetin e Durrësit, por nuk e dinin se ky do të ishte udhëtimi i tyre i fundit në Shqipëri. Trupat e dy vëllezërve, Shemsedin dhe Isa Abazi u nxorrën të pajetë nga rrënojat e një hoteli në qytetin bregdetar. Ata kanë lënë pas 6 fëmijë jetimë.
Bamirësi dhe imami i njohur, Elvis Naçi, ka dhënë një lajm të madh për familjen Abazi. Teksa shpreh ngushëllimet e tij për dy vëllezërit që tërmeti u mori pabesisht jetën, Naçi njofton përmes një statusi në “Facebook” se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i një shtëpie të re për ta, pasi familja Abazi jeton në kushte të vështira. Gjithashtu imami i njohur shprehet se do të ketë një pension 1000 euro për 6 jetimët e familjes Abazi.
Statusi i plotë:
Ne Familjen Abazi ne Gjilan ku vdiqen nga termeti dy vellezerit qe ndodheshin ne Durres, Qofshin te Xhenetit dhe shume shpejte fillon Shtepia e re per tu ndertuar dhe nje pension 1000 euro per 6 Jetimet. Amin.
