Categories Lajme

Dyshohet për vrasje, Gjykata e Janinës i thotë “JO” Leart Haxhiut për azil politik

Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën për azil politik të 31-vjeçarit shqiptar, Leart Haxhiu. Haxhiu u vu në pranga nga autoritet greke me 23 maji të vitit që lamë pas ndërsa akuzohet për vrasje nga gjykata e Lushnjes. I riu shqiptar u arrestua me dokumente false gjeorgjiane.

Kërkesa e shqiptarit për azil politik ka ardhur nga mbrojtësit e tij të cilët kanë argumentuar se jeta e Haxhiut rrezikohet nga bandat në Shqipëri. Haxhiu njihet për një sërë krimesh të bëra në qytetin e Lushnjes, ku mbi të rëndojnë akuzat për vrasjen e tre personave.

31 vjeçari dyshohet se është atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, ku mbetën të vrarë, Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi. Gjithashtu ai është i akuzuar për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “Iriqi”, anëtar në bandën e Lushnjës në vitin 2009.

Haxhiu dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Saimo Xheliut, ku po në të njëjtin vit ai ka tentuar që të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagoset me thikë shqiptari në Greqi

Një shqiptar, i cili punon në fermë, është gjetur i plagosur me thikë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kapet me 10 kg kokainë i riu shqiptar në Itali, ja skema që përdorte për shpërndarjen

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 10 kilogramë kokainë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Fatbardh Licit/ Kamerat “tradhtuan” çiftin, zbardhet dëshmia e të dashurës së Safet Bajrit (PAMJE)

Herët në mëngjes më 10 gusht 2018, Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobracit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë, autobusi me nxënës përplaset me kamionin dhe një autoveturë, 30 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë diten e djeshme, duke lënë të plagosur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga La Roche-Posay te L’Oreal Paris, kremrat e kujdesit ndaj lëkurës tërhiqen nga tregu! Dyshohen me përmbajtje që mund të shkaktojnë kancer

Një tërheqje e madhe nga tregu është duke u zhvilluar për disa produkte që trajtojnë…

LEXO ME SHUME