Categories Lajme

Dyshohet se do të vidhte dyqanin e telefonave, arrestohet 33-vjeçari

Shtetasi me iniciale K.Q, është vendosur në prangat e policisë në mesnatë pasi është kapur në flagrancë për vjedhje. 33-vjeçari banues në Librazhd është nisur për të vjedhur një biznes telefonash, ku është konstatuar se ka thyer xhamin dhe më pas ka tentuar të hyjë.

Qoshku rezulton edhe më i parë i dënuar për veprën penale, vjedhje. Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Gjergj Golemi” dhe 33-vjeçari akuzuar dhe përveç vjedhjes dhe për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Njoftimi i policisë:

“Tentoi të vidhte në mesnatë, duke thyer xhamin e derës kryesore të një dyqani që tregtonte celularë dhe aparate dixhitale, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 33-vjeçari. 33-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë për vjedhje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte thyer xhamin e derës kryesore të një subjekti në sheshin “Gjergj Golemi”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta  hetimore dhe operacionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Q., 33 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi kishte thyer xhamin e derës së një subjekti privat, për të vjedhur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME