Categories Lajme

Dyshohet se hodhi në treg monedha të falsifikuara, arrestohet 61 vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas që ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka hedhur në qarkullim kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjetën 232 000 lekë të rinj dhe një shumë eurosh, të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë operacionit “Games”, policia arrestoi një 37-vjeçar që organizonte lotari të palejuara, në tabakinon e tij, nëpërmjet aparatit celular.

Njoftimi policisë:

Sekuestrohen aparati celular dhe steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara, që i tregtonte në subjektin e tij.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Cash” u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

– R. K., 61 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka hedhur në qarkullim kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Policia tha se po punon për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien e bashkëpunëtorëve, përpara përgjegjësisë penale.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Games” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– B. A., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur në tabakinon që administronte, në Rrugën e Elbasanit, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular. Gjatë kontrollit në tabakino, u gjetën steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me aparatin celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME