Categories Lajme

Dyshohet se kultivonte lëndë narkotike, arrestohet 54-vjeçari në Mallakastër

Një 54-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Mallakastër për kultivim të lëndëve narkotike. Mësohet se kanabisi është gjetur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zhupanat. Sipas policisë autori i dyshuar i kanabisit është 54-vjeçari me iniciale M.Sh.

Njoftimi i Plotë: MALLAKASTËR Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 54 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit masiv të territorit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar në fshatin Zhupanat, u gjetën të kultivuara bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Nga hetimet rezultoi se autor i kultivimit të tyre është shtetasi M. Sh. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME