Categories Lajme

Dyshohet se shiste kanabis, vidhte pajisje elektronike dhe posedonte armë zjarri, arrestohet 18-vjeçari

Në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, policia ka kapur dhe arrestuar 18-vjeçarin me iniciale A.S., i cili shiste dozat e kanabisit, vidhte pajisje elektronike dhe posedonte armë zjarri, armë të ftohta dhe municion luftarak.

Gjatë kontrolleve polici a sekuestroi doza kanabisi të gatshme për shitje, 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 1 mjet prerës (thikë), 1 përforcues grushti dhe dhjetëra pajisje elektronike të dyshuara të vjedhura (laptopë dhe aparate celulare).

Po ashtu u  proceduan penalisht për moskallëzim krimi, 3 shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve fshihte në banesë, sende të vjedhura nga 18-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.

Kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që shiste dozat e kanabisit, vidhte pajisje elektronike dhe posedonte armë zjarri, armë të ftohta dhe municion luftarak.

Sekuestrohen doza kanabisi të gatshme për shitje, 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 1 mjet prerës (thikë), 1 përforcues grushti dhe dhjetëra pajisje elektronike të dyshuara të vjedhura (laptopë dhe aparate celulare).

Procedohen penalisht për moskallëzim krimi, 3 shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve fshihte në banesë, sende të vjedhura nga 18-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave në qytet dhe kryente vjedhje në dyqane me pajisje elektronike, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në afërsi të një shkolle në qendër të qytetit, u kap dhe u arrestua shtetasi A. S., 18 vjeç, banues në fshatin Beshishtë, Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilën ky shtetas e ndante në doza dhe më pas i shiste në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.

Gjithashtu, në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 1 mjet prerës (thikë), si dhe dhjetëra pajisje elektronike (laptopë dhe celularë), të cilat dyshohet se i ka vjedhur më parë, në dyqane të ndryshme, në qytet.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti sende të tjera të dyshuara të vjedhura nga 18-vjeçari i arrestuar, një sasi fishekësh luftarak si dhe një përforcues grushti. Procedimi në gjendje të lirë nisi edhe për shtetasit  25 vjeç dhe  21 vjeç, pasi bashkë me 17-vjeçarin, kanë qenë në dijeni të veprimtarive kriminale të shtetasit A.S., por nuk kanë kallëzuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME