Categories Lajme

Dyshohet se shpërndante heroinë dhe kanabis arrestohet 37 vjeçari

Finalizohet operacioni “Katrori”. Në pranga ka rënë 37-vjeçari me iniciale A. M., pasi shpërndante heroinë dhe kanabis në doza në Gjirokastër.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 73 doza heroine, doza kanabisi dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Katrori”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihet në pranga një 37-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, në doza.

Sekuestrohen 73 doza heroine, doza kanabisi dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Katrori”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 73 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME