Categories Lajme

Goditi operatorin dhe i theu celularin gazetares, arrestohet 50-vjeçari në Fier

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, sapo kanë marrë njoftim se në lagjen “15 Tetori”, Fier, në një zyrë noterie, një shtetas kishte goditur operatorin e emisionit investigativ “Stop” dhe i kishte thyer celularin gazetares së këtij emisioni, menjëherë kanë organizuar punën duke identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, shtetasin I. Y.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. Y., 50 vjeç, banues në Fier, ish-bashkëshorti i noteres, shtetases A. H.

Ky shtetas, ditën e sotme, në lagjen “15 Tetori”, Fier, në zyrën e noterisë të shtetases A. H. (ish-bashkëshortja e tij), kur ka parë operatorin dhe gazetaren e emisionit “Stop”, që po filmonin në zyrën e noteres, ka goditur operatorin dhe i ka thyer celularin gazetares, me pretendimin se nuk duhet të filmonin dhe duhet të dilnin nga zyra e noteres. Operatori dhe gazetarja kanë qenë duke ndjekur ankesën e një qytetari, për noteren A. H.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për sigurinë e gazetarëve dhe krijimin e kushteve për të kryer detyrën të pacenuar dhe në këtë kuadër apelon për të respektuar punën dhe profesionin e gazetarit, pasi çdo veprim i kundërligjshëm ndaj gazetarëve, do të ndëshkohet me rreptësinë e ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME