Categories Lajme

Dyshohet se tentoi të kalonte ilegalisht në Kakavijë duke korruptuar efektivin, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar ka tentuar të korruptojë një efektiv të policisë kufitare për të kaluar ilegalisht në Greqi.

I riu ishte deportuar nga shteti fqinj dhe ka tentuar të rikthehet në Greqi në mënyrë të parregullt.

Kur shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë i kanë kërkuar pasaportën, me qëllim kryerjen e procedurës së regjistrimit, ai ka dorëzuar mjetin e identifikimit me një kartmonedhë 50 euro në brendësi të saj.

Ndaj 30-vjeçarit me iniciale S. D., banues në Kuçovë, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, për të dalë në mënyrë të parregullt nga Shqipëria, pasi ishte kthyer deportiv nga pala greke, procedohet penalisht 30-vjeçari.

Punonjësit e Policisë Kufitare të PKK Kakavije, në vijim të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë goditur një rast të tentativës për të korruptuar punonjësin e Policisë, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të parregullt.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të RSh-së, i kanë kërkuar shtetasit S. D., pasaportën, me qëllim kryerjen e procedurës së regjistrimit. Shtetasi S. D. e ka dorëzuar pasaportën me një kartmonedhë 50 euro në brendësi të saj, me qëllim korruptimin e punonjësit të Policisë Kufitare, që ta lejonte të kalonte kufirin në mënyrë të parregullt, duke qenë se shtetasi S. D. ishte kthyer deportiv nga Policia Kufitare e Greqisë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. D., 30 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME