Categories Lajme

Dyshohet se tentoi të vriste një person, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Policia bën të ditur se i riu me inicialet Q. H ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Më 02.08.2022, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, ky person dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), personin me inicialet O. D., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, per vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bulevardi”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Q. H., 28 vjeç, banues në Elbasan.  Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse më datë 02.08.2022, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi Q. H. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin O. D., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME