Categories Lajme

Dyshohet se thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale, kapet 44 vjeçari

Një 44 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi dyshohet për vjedhjen e automjeteve.

Në kuadër të operacionit të koduar “Tendenca” është bërë i mundur ndalimi i shtetasin J. V., 44 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi J. V., gjatë muajit prill 2023, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, në 6 raste, pasi ka thyer xhamat e automjeteve, me sende të forta, ka vjedhur sende të ndryshme në këto automjete.

Thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale, në këto automjete, pas një pune hetimore më metoda proaktive, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari.

Zbardhen 6 raste të vjedhjes me thyerje të automjeteve, të kryera nga ky shtetas.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të aktvitetit kriminal të këtij shtetasi, në fushën e vjedhjes së pronës, pasi dyshoshet se ai ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në qytetin e Durrësit, gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, pas një pune hetimore, duke përdorur metodat proaktive, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tendenca”.

Në kuadër të operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe arrestuan në flagrancë në tentativë për të vjedhur sendet personale në një automjet, në lagjen nr.4 Durrës, shtetasin J. V., 44 vjeç, banues në Durrës.

Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit proaktiv dhe veprimeve të kryera gjatë momentit të arrestimit të 44-vjeçarit, është bërë i mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal të vjedhjes së sendeve në automjete, nga ky shtetas.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi J. V., gjatë muajit prill 2023, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, në 6 raste, pasi ka thyer xhamat e automjeteve, me sende të forta, ka vjedhur sende të ndryshme në këto automjete.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës””, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME