Categories Lajme

Dyshohet se tregtonin fishekzjarrë dhe kapsolla kontraband, procedohen tre persona në Sarandë

Tre persona janë proceduar penalisht në Sarandë, pasi janë kapur teksa tregtonin mallra të kontrabanduara si fishekzjarrë dhe kapsolla.

Bëhet fjalë për shtetasit M. H., 52 vjeç, banues në Delvinë, L. M., 31 vjeç dhe I. M., 58 vjeç, banues në Sarandë, të  cilët po hetohen për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i policisë:

Tregtonin lëndë piroteknike dhe mallra të kontrabanduara, në subjektet e tyre, procedohen penalisht 3 shtetas.

Sekuestrohen fishekzjarrë, kapsolla dhe mallra të tjera të kontrabanduara.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve për të evidentuar subjektet që tregtojnë fishekzjarrë dhe lëndë të tjera piroteknike, kanë evidentuar 3 subjekte të tilla, në qytetin e Sarandës, konkretisht:

Gjatë kontrollit të ushtruar në marketin në pronësi të shtetasit M. H. u gjetën dhe u sekuestruan sasi lëndësh piroteknike (kapsolla dhe fishekzjarrë).

Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 supermarkete, në pronësi të shtetasve L. M. dhe I. M., u gjetën dhe u sekuestruan sasi lëndësh piroteknike (fishekzjarrë) dhe produkte të tjera ushqimore të dyshuara të kontrabanduara.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan marerialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. H., 52 vjeç, banues në Delvinë, L. M., 31 vjeç dhe I. M., 58 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME