Categories Lajme

Dyshohet se u helmua, kritiku i Putinit është aq rëndë sa s’mund të kurohet në Gjermani

Lideri i opozitës ruse, njëherësh kritiku më i zellshëm i Vladimir Putin, Alexei Navalny mund të dërgohet me avion në Berlin për të marrë mjekim më të specializuar. Navalny dyshohet se është helmuar, ndërsa prej orësh ai vijon të jetë i pavetëdijshëm, në gjendje kome.

Por mjeku kryesor në spitalin ku po mjekohet lideri i opozitës thotë se ai nuk është në gjendje për tu zhvendosur. Zëdhënësi i Navalny e quajti vendimin e mjekut “një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e tij”, shkruan abcnews.al.Ai është në gjendje kome pasi u sëmur gjatë një fluturimi të enjten.

Ekipi i tij dyshon se diçka ishte futur në çajin e tij në një kafene aeroporti. Spitali Charite i Berlinit është gati të trajtojë kritikun e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, tha Jaka Bizilj, drejtori i fondacionit “Cinema For Peace”. Gjermania dhe Franca kanë thënë se duan të ndihmojnë për kurimin e tij.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha “ai mund të marrë nga ne të gjithë ndihmën mjekësore të nevojshme”. Një zëdhënës i Putin kishte thënë të enjten se Kremlini do të ndihmojë në lëvizjen e Navalny jashtë vendit nëse është e nevojshme dhe i uroi atij “shërim të shpejtë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME