Categories Lajme

Dyshohet se u hodh në lumin Osum, kërkime me polumbarë të RENEA-s në kanionet e Skraparit për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit

Nisin kërkimet me polombarë të RENEA-s në Kanionet e Osumit, për gjetjen e 42-vjeçarit Ilir Kurti.

Në ndihmë të polumbarëve kanë shkuar edhe dy varka ‘Raffting’ dhe banorë, por ende nuk ka asnjë gjurmë.

Prej mesditës së sotme, polombarët po vijojnë kërkimet në Kanionet e Osumit në Skrapar, për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit Kurti.

Rryma e fortë e lumit, por edhe errësira janë duke i bërë më të vështira kërkimet në ujë. Ekipi i shpëtimit shpreson se trupi të ketë ngecur në ndonjë shkurre, sepse nëse e ka marrë rrjedha nuk dihet se në ç’degë të Osumit mund ta nxjerrë.

42-vjeçar nga qyteti i Skraparit Ilir Kurti dyshohet se i dha fund jetës mbrëmjen e djeshme, duke u vetëhedhur në lumë, në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, në afërsi të Kanioneve të Osumit, në Skrapar.

Në vendngjarje u gjetën motori me të cilin ai lëvizte, disa sende personale dhe celulari i tij, nga i cili rezultoi se 42-vjeçari i kishte nisur një mesazh vëllait, duke i thënë se po hidhej në lumë.

Sipas familjarëve, ai ishte mbyllur prej muajsh në vetvete dhe po e vuante mjaft ndarjen nga djali, me të cilin nuk fliste prej 7-vitesh pasi ish-bashkëshortja e tij e kishte marrë me vete në vendlindjen e saj, Rumani, kur ishte larguar nga Skrapari.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

KONISPOLI DHE FSHATRAT PËRRETH HAPËN DYERT PËR VËLLËZËRIT CAMË

Një konflikt i zakonshëm apo banal u shfrytëzua nga xhandërmaria e Qeveria greke dhe u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia shpëton nga mbytja 82-vjeçarin në liqenin e Paskuqanit

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Tiranë. Një i moshuar ka tentuar të vetëhidhet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një djalë 12-vjeçar, Matteo Brandimarti, ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gabimi e nxori zbuluar, arrestohet në Barcelonë shqiptari i shumëkërkuar në Itali

Një trafikant shqiptar droge që fshihej në Barcelonë mendonte se i kishte shpëtuar drejtësisë italiane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në unazën lindore të Fierit. Një automjet pasi…

LEXO ME SHUME