Categories Lajme

Dyshohet se vrau të fejuarin pak ditë para dasmës, arrestohet dentistja shqiptare

Vdekja e ish-pilotit të Qatar Airways, Robby Claes vijon të mbetet ende një mister. Organi i akuzës në provincën e Lummen në Belgjikë ka arrestuar në lidhje me ngjarjen të fejuarën e tij shqiptare Monika S. 44-vjeç, me profesion dentiste.

Piloti 45-vjeçar u gjet i vdekur në shtratin ku po flinte mëngjesin e 20 majit. Hetuesit ngritën fillimisht dyshimet se vdekja nuk ishte nga shkaqe natyre dhe nisën një investigim në lidhje me rastin.

Një ditë më vonë, më 21 maj, hetuesit belg urdhëruan arrestimin e të fejuarës shqiptare të pilotit, me të cilën ai kishte të planifikuar të martohej javën që u nda nga jeta.

Ndërkohë gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokates së dentistes shqiptare për lirim nga burgu, duke nënkuptuar se provat që ajo të jetë vrasësja e të fejuarit janë shumë të forta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME