Categories Lajme

Dyshohet se zhvilloi skema mashtruese me vlerë 3 milionë euro, arrestohet në Rinas i shumëkërkuari italian

Ka shkuar në 8 numri i të arrestuarve nga operacioni “Damage” i finalizuar në shtator të këtij viti për goditjen e skemës së qarkullimit të parave të padeklaruara.

Në pranga është vënë M. G., 60 vjeç, banues në Itali.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me 12 persona të tjerë kishin krijuar një subjekteve fiktive për të qarkulluar paratë duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar prej 3 milionë eurosh.

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor i koduar “Damage”, shkon në 8 numri i të arrestuarve. Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Në shtator 2022, në kuadër të këtij operacioni, janë vënë në pranga 7 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, kanë ndaluar shtetasin M. G., 60 vjeç, banues në Itali, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Damage”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar”

60-vjeçari, në bashkëpunim me 12 shtetas të tjerë (7 të vënë në pranga, 5 ende në kërkim) dyshohet se përmes mashtrimit, kanë krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 3 milionë eurosh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME