Categories Lajme

Dyshohet të jetë përdorur në ngjarje kriminale, sekuestrohet arma e zjarrit në Shkodër

Një automatiku që dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale është gjetur i murosur në oborrin e një banesë në lagjen ‘’Skënderbeg’’ në Shkodër.

Policia kontrolloi banesën e shtetasit me iniciale Gj. M., pasi morën informacion se në shtëpinë e tij po tentohej të murosej një armë zjarri.

Pas kontrolleve u gjet e murosur në avlli automatiku me një kreher me 30 fishekë, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohen për ekzaminim të mëtejshëm në Institutin e Policisë Shkencore.

Në banesë është gjetur vetëm një i moshuar, i cili është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Në momentin e kontrollit në banesë është gjetur vetëm një i moshuar, i cili është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në një banesë po tentohej të murosej një armë zjarri kallashnikov që dyshohet se mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale, kanë ndërhyrë menjëherë për kontroll në banesën e shtetasit Gj. M., banues në lagjen ‘’Skënderbeg’’, Shkodër.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, me një kreher me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohen për ekzaminim të mëtejshëm në Institutin e Policisë Shkencore.

Nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME