Categories Lajme

E akuzuar për vrasjen e çiftit Pasho në Itali, Elona Kaleshi dëshmon në sallën e gjyqit: Me Taulantin kam 3 fëmijë…

Dje u zhvillua seanca gjyqësore për vdekjen e çiftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho, në Paolieri në Firence. Gjysmë ore pas nisjes së seancës iu dha fjala Elona Kaleshit, 38-vjeçares, me origjinë shqiptare, e akuzuar për vrasjen e dyfishtë të Shpëtim dhe Teuta Pashos, prindërit e ish të dashurit të saj Taulant, trupat e të cilit u gjetën në vitin 2020 të fshehura në valixhe të hedhura pranë Sollicciano, shkruan media italiane.

Elona, ​​zbulon për herë të parë publikisht, se ka edhe 2 fëmijë (përveç një të treti të njohur prej disa kohësh nga një lidhje tjetër):

“Janë fëmijët e mi dhe të Taulantit” të cilët janë dhënë për birësim në lindjen.

Ndërsa e pandehura rindërtonte të vërtetën e saj, ish i dashuri në sallën e gjyqit tundi kokën, derisa kërkoi që ta linin të dilte nga salla e gjyqit për disa minuta. Tashmë hetuesit do të marrin ADN-në e Taulantit në krahasim me atë të dy fëmijëve për të parë nëse ka përputhje gjenetike.

Më pas, pak para zhdukjes së Pashos, 38-vjeçarja kishte pasur edhe një shtatzëni të katërt.

“Me Taulantin – thotë e pandehura – kam mbetur shtatzënë (herën e fundit) edhe në vitin 2015. E kemi ngjizur në zonën e gjelbër të burgut Sollicciano. Dhe më pas kam abortuar më 27 tetor. Për shtatzëninë e dinte vetëm Taulanti, prindërit jo”, thotë Elona, ​​e cila mund të ketë qenë një nga personat e fundit që ka parë çiftin para zhdukjes së tyre.

“Isha në shtëpi, më thirri Teuta për të më kërkuar një hekur dhe një karrocë, i arrita rreth orës 14.00.’- ka vijuar më pas rrëfimin e saj.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmuar më vonë. Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME