Categories Showbiz

“E bënte përpara meje me atë tjetrën në krevatin tonë”, gruaja në gjyq me ish-burrin: Kemi 2 fëmijë, babai më tha ule kokën

Seanca e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” hapet me një konflikt të rënduar midis një nëne dhe vajzës së saj. Merita dhe Eglantina kanë ardhur në studion e rubrikës së emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan për shkak të një problemi madhor.

Prej 6 muajsh, Eglantina është shpërngulur në shtëpinë e së ëmës së bashku me vajzën pas ndarjes nga bashkëshorti. Ajo ndodhet në procesin gjyqësor të përpjestimit të pasurisë dhe kujdestarisë për djalin, që aktualisht qëndron me të atin. Merita i kërkon të largohet nga shtëpia për shkak të hapësirës së vogël të shtëpisë që ka duke i thënë se Eglantina ka mjaftueshëm prona. Nga ana tjetër, Eglantina i kërkon kohë. Por cila është arsyeja e ndarjes së saj nga bashkëshorti?

Eglantina: Jam martuar në 2006. Nga kjo martesë erdhën dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Nuk e kam kaluar jetën vaj, si të gjithë familjet, por kam kapërdirë shumë. Në 2015 më ndodhi njëherë kjo situatë dhe kthehem te babi e i them: Unë nuk jetoj më me atë njeri. Në shtëpinë time ai ka sjellë dikë tjetër. Dhe babi më thotë: “Ul kokën, vetë e deshe, shko aty, ke fëmijët e vegjël, mos shkatërro familjen, të gjithë burrat e bëjnë”. “Si e bëjnë”, i thashë babit tim, “Si e bëjnë përpara gruas, në krevatin e gruas së vet?” Fola me njerëzit dhe iu thashë: “Largojeni atë femër nga ai vend që punon te ju”.

Eni Çobani: Ajo punonte te bashkëshorti yt?

Eglantina: Punonte te njerëzit e tij. Fati im, lutjet e mia ditë pas dite, kisha djalin 5 vjeç dhe vajzën 3 vjeçe. Ishte viti 2015, lutjet e mia u dëgjuan dhe asaj i doli fati iku diku larg dhe mendova se do jem e qetë.

Merita: Po ty të sillte në Itali te ne, e vendin e kishte plot ai.

Eglantina: A nuk më the “familjen mos e shkatërro”? Dhe unë e bëra këtë gjë, mendova se nuk do përsëritej më. Mendova që pas ikjes së saj diku jashtë, do vazhdonte jeta për ne, por jeta për mua paska qenë një sakrificë. Ai sëmuret. A e di ti mami se si i kam kaluar unë netët?

A e di si jam bërë vetë burrë, vetë grua? Merrja makinën natën dhe e çoja në urgjencë e asnjë nuk ma dinte, thoshin që e sëmura unë. Çfarë e sëmura unë, çfarë më plotësoi ai mua që ëndërr të vetme kisha të isha një artiste, të kthehesha në Tiranë dhe ai vazhdonte të investonte për të më mbytur? Unë pretendoja që nga fshati të dilja në qytet dhe groposesha dita-ditës, mbyllja gojën për hir të fëmijëve, për mos të ardhur në këtë gradë.

Në emisionin “E diela shqiptare” në Tv Klan, ajo tregon se gjatë vitit 2018, kur të dy iu drejtuan Italisë që ai të kryente një ndërhyrje në kokë, qëndroi te të afërmit e tij.

Kjo rezultoi në një akuzë të padrejtë ndaj saj se njëri prej të afërmve të bashkëshortit ishte lidhja jashtëmartesore e Eglantinës. Situata u rëndua edhe më shumë në vitin 2019. Më tej, ajo u detyrua të shkonte në shtëpinë e së ëmës, Meritës, me të cilën është në konflikt sot. Mes ngashërimave e dënesave, Eglantina shpërthen në thirrje dëshpëruese.

Eglantina: Tani, në 2019, një ditëlindje, u hapën rrjetet sociale, edhe unë si gjithë të tjerët. Ai kishte ditëlindjen, unë i çoj “Gëzuar!”, ai më kthen dy zemra dhe në këto dy zemra unë bëhesha shantazh nga Shkurti i 2021 që mora kredinë dhe derinmë ditën kur gjeta dashnoren në shtëpi dhe më përzuri për të. “O rri kështu si të them unë, o për dere përjashta!”

Dy fëmijët e mi, dy cika kalamani kanë bërë rrobat gati. Mirë ky presion, por kisha që në Prill e deri më 20 Korrik, “merr rrobat sot e ik, merr rrobat nesër”. Çdo ditë i thoja: “S’kam bërë asgjë për të ikur, nuk kam bërë asgjë për të ikur”. Dhe jua them shpirtërisht, ta marrë vesh jo Shqipëria, po nuk e di, s’kam bërë asgjë për të ikur. Mora dy fëmijët, kam bërë dy plaçka gati dhe kam ikur te prindërit e mi. Do thuash “të ka sjellë mami për prona”. Po m’u shkatërrua familja, pronat nuk më vinin ndërmend se i kisha.

Merita: Moj mami, po ç’të bëj? Po nuk kam ku të të mbaj. Ti e sheh nënën që s’kam çfarë t’i bëj, ajo çfarë nuk bën, i ka ikur mendja.

Eglantina: Ki pak durim, për pak durim rrimë ne këtu, bëhemi objekt bisede? Në momentin që u bëra, tani po e them dhe publikisht: O Zot çfarë kam bërë që të vij në këtë gradë? /TV Klan/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME