Categories Lajme

E bujshme/ Gjykata e Strasburgut rrëzon SPAK: Të mos preken serverat e Lapsi.al!

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ka vendosur masë sigurie, për të mos lejuar sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias online Lapsi.al, deri në momentin kur çështja të gjykohet në themel nga GJEDN.

Pas kërkesës së SPAK për sekuestrimin e Lapsi.al dhe vendimit të gjykatëses Ilirjana Olldashi, avokati Dorian Matlija, me kërkesën e gazetarëve të njohur, Andi Bushatit dhe Armand Shkullakut, e referoi çështjen në mënyrë urgjente në GJEDN. Në masën e sigurisë thuhet se autoritetet “nuk duhet të sekuestrojnë asnjë pajisje që ruan të dhëna dhe të dhënat kompjuterike/elektonike të cilat u përkasin aplikantëve“.

Ndërhyrja e GJEDN është një rast i paprecedent, sepse gjyakta ndërhyn vetëm në rastet më ekstreme.

Kujtojmë se media online Lapsi.al, botoi skandalin me përdorimin e të dhënave të qytetetarëve të Tiranës, nga Partia Socialiste. Databaza përmbante të dhëna sensitive, si numrat personalë të identitetit, adresën e banimit dhe shoqërohej me komente, të cilat linin të kuptohej se ishte ngritur një sistem survejimi në funksion të zgjedhjeve, nëpërmjet “patronazhistëve”. Gazetarët kishin refuzuar dorëzimin e databazës, për të mbrojtur burimin e tyre, por SPAK urdhëroi sekuestrimin e serverave dhe pajisjeve kompjuterike të kësaj media./TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME