Të bur.gosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në Itali do të transferohen në Shqipëri.Kjo është marrëveshja e arritur sot mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut italian Giuseppe Conte.Vendimi është bërë i ditur nga Conte gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin Rama.
“Kemi kryer një studim për bashkëpunimin tashmë intensiv në gjyqësor dhe polici. Unë përsëris angazhimin e Italisë për forcimin e këtij bashkëpunimi, me vëmendje të veçantë në luftën kundër kr.imit të organizuar dhe jam i kënaqur që mund të njoftoj se është arritur një marrëveshje edhe në sektorin e rëndësishëm të transferimit të të bur.gosurve shqiptarë, tashmë një transferim i parë do të realizohet së shpejti,” deklaroi Giuseppe Conte.