Ajo e nisi karrierën si një modele para se të kthehej në një aktore të suksesshme dhe shumë të ndjekur në të gjithë botën. Është fjala për Monica Bellucci-n e cila edhe pse 55 vjeçe është ende në super formë dhe shumë elegante. E këtë e ka treguar gjatë pjesëmarrjes së saj në Festivalin e Filmit Taormina për nder të “Dolce&Gabbana”, të shtunën. Pas disa muajsh e izoluar në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, aktorja e famshme u shfaq e veshur me një fustan elegant të gjatë.

Për të kompletuar pamjen e saj, Monica mbante në dorë një çantë të vogël. Ndërsa flokët brunë kishte zgjedhur t’i mbante të lëshuara dhe kishte bërë një makijazh natyral.

