Categories Showbiz

E dashura e Putin lind binjakë? Lajmi zhduket me shpejtësi

Alina Kabaeva, e cila prej kohësh përflitet se është e dashura e bosit të Kremlinit, Vladimir Putin, raportohet se ka sjellë në jetë binjakë. Ish-gjimnastja olimpike ka sjellë në jetë dy djem në fillim të këtij muaji, të paktën kështu pretendohet në mediat ruse.

Megjithatë, lajmi u zhduk shumë shpejt, mesa duket për të mbrojtur jetën private të Putin. Presidenti 66-vjeçar, mjaft fanatik për jetën e tij personale, e ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme lidhjen me Kabaeva, e cila është 30 vjet më e re.

Megjithatë, çifti përflitet që janë bashkë që prej vitit 2008 dhe 4 vjet më parë u përhapën zëra se ajo lindi një vajzë në një klinikë private në Zvicër. Sipas asaj që raporton e përditshmja Mirror, autoritetet në Moskë nuk kanë bërë asnjëlloj komenti për binjakët.

Por sipas spekulimeve në media, i gjithë kati i një qendre mjekësore u mbyll dhe për lindjen e fëmijëve drejt Rusisë shkoi një doktor italian, ndërkohë Kabaeva nuk është shfaqur në publik që prej muaji Tetor.

Në 2013-n Putin lajmëroi ndarjen nga bashkëshortja e tij Lyudmila, pas 30 vitesh martesë. Dyshja besohet se kanë 2 vajza të rritura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME