Categories Lajme

E dashura e Stiven Toshkesit nxori zbuluar krimin e djalit të Admir Muratajt: Më tregoi shenjat e thikës në trup

Stiven Toshkesi ishte 20-vjeçari që u qëllua për vdekje me thikë në orët e para të së hënës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”, nga shtetasit Aksel Hoxhaj, në bashkëpunim me Ensi Mazen.

Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë. Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj, rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Këtë ngjarje të rëndë e ka përmendur edhe gazetarja Anila Hoxha e ftuar në “Wake Up”, ku shprehet se Stiven ishte kërcënuar edhe më herët, por nuk kishte denoncuar.

Arbër Muratataj, djali i Admir Muratajt i vrarë në vititn 2019, i cili ndodhet në kërkim, ishte konfliktuar me Toshkëzin dhe e kishte goditur me thikë, 2 javë para vrasjes së tij. Sipas Hoxhës, në dëshminë që dha e dashura Stivit në polici, rrëfen se ai i kishte treguar shenjat e thikës në trup, kur Arbëri e kishte sulmuar, por kishte zgjedhur që të mos e denonconte.

Blendi Salaj: E kam të dëgjuar, por dua të ma konfirmosh nëse ke informacione për këtë, që edhe ne rastin e fundit që ndodhi, e Stivit, ka pasur një sulm para pak kohësh dhe ai nuk kishte denoncuar.

Anila Hoxha: Jo vetëm që ka patur një sulm, por e dashura e Stivit, është pyetur nga policia e Tiranës dhe nga prokurori i çështjes edhe ajo ka dhënë detaje shumë interesante dhe e kanë ndihmuar hetimin.

Ajo pranon dhe thotë që ata në një rast të caktuar njëri nga të kërkuarit me të cilin ishte konflikti, pra ishte shtresëzuar konflikti dhe ishte aty, priste konflikti derisa të shpërthente.

Ishte kërcënuar me thikë dhe ajo thotë që më tregoi Stivi që u sulmua me thikë prej Arbër Muratit dhe madje thotë që unë pashë shenjat e thikës kur ishte sulmuar në trupin e tij. Por ai kishte zgjedhur që të mos shkonte pranë autoriteteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME