Categories Lajme

E dëgjuam edhe këtë! Madonna i bën kërkesën e papritur Papa Françeskut

Artistja me famë botërore, Madonna, i ka befasuar të gjithë pasi ka bërë një kërkesë publike drejtuar Papa Françeskut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Madonna, i ka dërguar një mesazh të çuditshëm Papës, duke i kërkuar që të takohet me të për të diskutuar çështje të rëndësishme.

Me sa duket, artistja është shkishëruar tre herë, ndërsa shkruan se është një katolike e mirë dhe dëshiron të zgjidhë gjërat.

“Përshëndetje @Pontifex Francis – Unë jam një katolike e mirë. Betohem! Dua të them që nuk betohem! Kanë kaluar disa dekada nga rrëfimi im i fundit. A do të ishte e mundur të takoheshim një ditë për të diskutuar disa çështje të rëndësishme? Unë jam përjashtuar 3 herë. Nuk duket e drejtë. Sinqerisht Madonna”, ka shkruar këngëtarja e famshme në “Twitter”.

Faqja e Papa Françeskut në Twitter ka pasur shumë aktivitet që kur këngëtarja bëri këtë postim, megjithatë ajo ende nuk ka marrë një përgjigje publike. Tweet-i, i cili u postua në faqen e këngëtares 63-vjeçare, la shumë nga fansat e saj në mëdyshje dhe konfuzion se pse ajo e postoi atë.

Disa e kanë cilësuar si një strategji të pazakontë publiciteti për publikimin e albumit të ri ‘Finally Enough Love’ më 24 qershor, ndërsa të tjerë e shohin si një dëshirë të vërtetë të këngëtares për të bërë paqe me Kishën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME