Categories Lajme

E detyrueshme/ Pesëfishohen importet e maskave, ja sa milionë euro

Maska është bërë sot një mjet i domosdoshëm që secili duhet ta mbajë me vete, për më tepër që është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Vetëm pak muaj më parë as që imagjinohej që në rrugë të shihje njerëz me maska, ose që në një dyqan ose supermarket të mos të të linin të hyje pa të. Sot, shpenzimi për maskë është bërë i domosdoshëm, ndoshta si kafeja, pa të cilën shumëkush nuk e fillon sot ditën. Nëse nuk ke një maskë me vete, rrezikon mos të hysh në supermarketet e mëdha, ose në dyqane të tjera, apo zyra shteti e privati. Nga kjo kërkesë ka lulëzuar një biznes i ri.

Të dhënat nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur, pas kërkesës për informacion të “Monitor” se gjatë periudhës janar-korrik, importet e maskave të pëlhurës jo mjekësore arritën në 503 milionë lekë, ose mbi 4 milionë euro, duke u pesëfishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më herët, importet e këtij produkti ishin pothuajse të papërfillshme.

Krahas importeve, edhe shumë fabrika tekstili, ose edhe këpucësh në vend i janë drejtuar qepjes së maskave, kryesisht me destinacion eksportin. Kompanitë u përshtatën me shpejtësi, duke kompensuar rënien e porosive për veshje të zakonshme me kalimin e një pjese të aktivitetit për prodhimin e maskave, duke shfrytëzuar kërkesën e lartë nga partnerët europianë.

Me pandeminë që nuk dihet se kur do t’i vijë fundi, kërkesa për maska duket se do të vazhdojë gjatë, duke e shndërruar në një biznes të qëndrueshëm e fitimprurës, pasi kosto e prodhimit të një maske është e ulët dhe vështirësia e punës për ta qepur një maske pëlhure jo mjekësore është minimale. Një studim i fundit nga “Market Study Report” gjeti se deri në vitin 2026 tregu global i maskave do të arrijë në 21.2 miliardë dollarë, një shifër kjo që është gati dy herë sa Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë.

Tregu global i maskave të fytyrës pritet të regjistrojë rritjen të fortë deri në fund të vitit 2020. Shpërthimi i sëmundjeve infektive të rrugëve të frymëmarrjes si H1N1 dhe COVID-19 do të nxisin kërkesën për maska ​​për fytyrën midis punonjësve të vijës së parë të shëndetit, por edhe në popullatën e përgjithshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME