Categories Kuriozitete

E dini ku shkon dhjami kur humbasim peshë? E zbuloni këtu!

Me rritjen e lëvizjes së mirëqenies, persona të panumërt janë të përqendruar në djegien e kalorive dhe formësimin e trupit.

Por a keni menduar ndonjëherë se si saktësisht zhduket dhjami nga trupi juaj? Si pjesë e një studimi për këtë temë, shkencëtarët ua kanë bërë një pyetje të thjeshtë ekspertëve shëndetësorë: Kur humbim peshë, ku shkon dhjami?

Nga 150 doktorë, dietolog dhe trajnerë personalë të anketuar, shkencëtarët kanë thënë se vetëm tre prej tyre janë përgjigjur saktësisht, transmeton Telegrafi.

Duke shkruar për ‘The Conversation’, asistenti shkencor Ruben Meerman dhe Andrew Brown, profesor dhe udhëheqës i bioteknologjisë dhe shkencave biomolekulare në UNSW, ka shpjeguar rezultatet e hulumtimit – dhe, njësoj sikur ekspertët shëndetësorë të intervistuar, edhe ju do të befasoheni nga ajo çfarë kanë gjetur shkencëtarët.

“Keqkuptimi më i zakonshëm është se dhjami konvertohet në energji. Problemi me këtë teori është se e shkel ligjin e ruajtjes së materieve, të cilit i binden të gjithë reaksionet kimikale”.

Të anketuarit tjerë kanë besuar se dhjami konvertohet në muskuj, gjë e cila është e pamundur sipas shkencëtarëve.

Teoria tjetër është se largohet nga trupi përmes zorrës së trashë, por që edhe kjo teori është e pasaktë.

Sidoqoftë, cila është përgjigja e saktë?

Shkencëtarët tregojnë se dhjami konvertohet në dyoksid karboni dhe ujë. Ju e lironi dyoksidin e karbonin dhe uji përzihet në qarkullimin tuaj derisa të humbet si urinë ose si djersë.

Nëse humbni 10 kilogramë dhjamë, saktësisht 8.4 kilogramë prej tyre largohen përmes mushkërive dhe 1.6 kilogramë shndërrohen në ujë. Me fjalë të tjera, thuajse e gjithë pesha që e humbin kalon kur e lirojmë frymëmarrjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME