Categories Kuriozitete

E dini pse çdo ditëlindje ne fikim qirinjtë?

E keni pyetur ndonjëherë veten përse çdo ditëlindje, tradita e do të fryjmë qirinjtë e vendosur në tortë?! Thuhet, se origjina e kësaj tradite filloi në Gjermani gjatë shekullit të 18-të, si simbolikë për të festuar ditëlindjet e fëmijëve dhe për të mbrojtur shpirtërat e tyre. Të tjerë, thonë se fryrja e qirinjve ka nisur nga një kult që lidhet me perëndeshën Artemis të Greqisë së lashtë, traditë që respektohej për të kujtuar lindjen e saj.

Numri i qirinjve zakonisht përfaqëson moshën e personit që ka ditëlindjen, i cili duhet të thotë një dëshirë para se t’i fryjë si për t’i dhënë fund festimit. Fryrja e qirinjve dhe festat e ditëlindjeve thuhet se ishin ekskluzive për perënditë dhe heronjtë e Greqisë antike.

Në Egjipt, festat e ditëlindjeve bëheshin kryesisht vetëm nga familjet mbretërore, traditë e huazuar nga grekët, të cilët festonin për lindjen e zotave të tyre. Festimi më i përhapur ka qenë ai i perëndeshës Artemis, ku çdo datë 6 të muajit, bëhej një tortë me qirinj në nder të saj. Më vonë, ky ritual u bë pjesë e ditëlindjeve të çdo heroi, aristokrati apo çdo personaliteti tjetër.

Rituali i qirinjve që duhen fryrë lidhet me zakonet e lashtësisë, të cilët e përdornin zjarrin për të larguar shpirtrat e këqinj. Mendohej se këto shpirtra vizitonin njerëzit gjatë ditëlindjeve të tyre, kështu që njerëzve s’u mbetej gjë tjetër vetëm të festonin dhe të bënin zhurmë për t’u mbrojtur prej tyre.

Gjatë shekullit të 18-të në Gjermani, tradita e qirinjve u përhap me shpejtësi pasi mendohej si një mënyrë që ruajtur shpirtrat e fëmijëve. Sa herë që një fëmijë mbushte një vjeç në Gjermani, ai/ajo çohej në një hapësirë (të ngjashëm me një auditor) pasi vetëm kështu të rriturit mund t’i mbronin nga shpirtrat e këqinj. Në Suedinë e 1883-it, çdo qiri përfaqësonte një vit më shumë jete, por rregulli ishte të mos fryheshin të gjithë në të njëjtën kohë, por veç e veç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Shenjat e zodiakut që do t’iu ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

Ndërsa viti po i afrohet fundit, universi është gjithçka përveçse i qetë. Dhe për disa,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Diel 14 Dhjetor 2025

Dashi Dite e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 12 Dhjetor 2025

Dashi Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt ne jetën tuaj sentimentale sot dhe e ardhmja…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

Dashi Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME