Categories Lajme

Si qëndron puna me korçarët që thuhet se paguhen 4000 euro në muaj

“Shqipëria e 2030-s” është programi i Partisë Socialiste që ka për qëllim të tranformojnë Piramidën në një qendër të sektorit të teknologjisë. Gjatë fjalës së tij për nisjen e punimeve, kryeministri Rama theksoi rëndësinë e punës virtuale duke dhënë shembullin e të rinjve korçarë, të cilët, sipas tij, paguhen nga 1000 deri në 4000 euro në muaj. “Në Korçë janë të paktën 100 të rinj që fitojnë nga 1000 deri në 4000 euro në muaj. Ata kanë gjetur punë në internet. Bëjnë shërbime për një palë të tretë. Sot janë 2.4 milionë vende pune të lira që konsiderohen si potencial për shërbime të kësaj natyre. Janë në fund të botës, por arrihen vetëm me një ‘click’.” – tha ai.

Ndër të tjera, kryeministri u shpreh se një vajzë në Korçë mirëmbante Instagramin e një boksieri në SHBA dhe fitonte mijëra euro në muaj. “Si ajo ka të paktën 100 talente. Duhet t’i kthejmë në shembuj konkret, duke bashkëpunuar me fondacione, bashkinë që ta kthejmë në një rrugë të re që kemi vënë bazat tashmë. Në një vend që funksionon në rrugë digjitale,” tha Rama.Fill pas deklaratës, interneti shpërtheu. Korçarët me paga 4000 euro ishin kudo nëpër meme.

Sot për sot, nuk është publikuar ndonjë studim se sa të rinj anembanë Shqipërisë punojnë online për kompani të huaja dhe ku jetojnë. Megjithatë a ka një bazë të vërtetë deklarata e kryeministrit? Pjesërisht po. Në mes të janarit, Monitor.al raportoi se disa të rinj shqiptarë ishin paguar me mijëra euro për shkak të punës online. Monitor.al përmendi rastin e të riut Dorian H., i cili deri më tani ka fituar 200,000 dollarë nga puna online për individë dhe kompani jashtë vendit.

Profesioni i tij është i lidhur me zhvillimin e web-eve dhe i shet shërbimet e tij në Upwork kundrejt një pagese 75 dollarë për orë. Elda. K, një arkitekte me përvojë 12-vjeçare, ka fituar 90 mijë dollarë nga puna e saj online. Një e re nga Tirana raportohet të ketë fituar 60 mijë dollarë nga përpunime të avancuara të të dhënave në Excel. Punëdhënësit e saj ishin të mahnitur për cilësinë e lartë të punës në një afat të shkurtër. Banka Botërore, në një raport të posaçëm për zhvillimin e e-commerce gjatë pandemisë, vuri në dukje se Shqipëria pati një numër të lartë të profesionistëve që u regjistruan në Upwork.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME