Shkrimtari i teknologjisë Casey Newton, nga San Francisko teksa udhëtonte me metro i bëri përshtypje një burrë i cili kishte vendosur kufjet e tij pa fije në një mënyrë të pa zakontë dhe ka shkruar në Twitter:
‘Absolutisht i tronditur nga mënyra se si ky njeri ka veshur AirPodët e tij’.
Postimi u bë viral, duke tërhequr më shumë se 26.600 pëlqime dhe 4.900 shpërndarje- si dhe një varg komentesh duke ngjallur online një diskutim të zjarrtë lidhur me mënyrën se si duhet të mbahen këto kufje.
Në faqen zyrtare të internetit dhe komerciale të Apple AirPods, maja e kufjeve ku duhej të dilnin edhe fijet (ku ndodhen mikrofonat) drejtohen në drejtim të gojës së përdoruesit.
Një zëdhënës për Apple në një forum komuniteti online tha se kjo është mënyra që mikrofoni i integruar mund të përdoret për të qenë edhe më funksional.
Gjithsesi shumë nga komentuesit u shprehën pro këtij përdorimi me mikrofonin sipër.
Mbetet zgjedhje personale e gjithsecilit mënyra e mbajtjes së këtyre kufjeve.
