Categories Lajme

“E dinin fare pak njerëz”/ Kreu i Hamas rrëfen detaje nga operacioni terrorist: Si depërtuam në Izrael

Mes analizave të shumta që po bëhen në Izrael mbi mënyrën se si militantët kryen një sulm në shkallë kaq të madhe, një lider i Hamasit ka dhënë detaje mbi planin, që nga planifikimi e deri tek ekzekutimi. Ali Barakeh, një eksponent i lëvizjes me bazë në Bejrut, foli për “Associated Press”. Ai tha se vetëm pak liderë të lëvizjes ishin në dijeni dhe se Irani dhe Hezbollahu nuk morën pjesë në planifikimin e agresionit.

“Operacioni nuk dihej nga askush, përveçse një grusht njerëzish. Ne zgjodhën kohën kur armiku ishte i zënë me pushimet e tij. Askush nga komanda qendrore e Hamasit nuk ndodhej në Bejrut të hënën e kaluar. Asnjë. As nga komanda, as nga byroja politike”, tha Ali Barakeh, lider i Hamasit në Bejrut.

Zyrtari i Hamasit tha gjithashtu se grupi do të përdorë pengjet izraelite për të siguruar lirimin e palestinezëve të burgosur në Izrael dhe SHBA.

“Ata u arrestuan në Amerikë vetëm sepse akuzoheshin për drejtim të një organizate bamirësie që mbështet banorët dhe jetimët në Gaza. Amerika i mori dhe i dënoi këta njerëz sepse iu kërkua nga Izraeli. Ata janë dënuar me burgim të përjetshëm. Ne do të kërkojmë lirinë e këtyre palestinezëve pasi është e drejta jonë”, vijoi ai.

Me Izraelin që po bëhet gati për një ofensivë tokësore në Gaza, Barakeh tha se aleatët e Hamasit do t’i bashkohen luftimeve nëse Gaza përballet me një asgjësim të mundshëm. Ai shtoi se Hamas ka marrë ndihmë nga Irani dhe Hezbollahu në të kaluarën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME