Categories Lajme

E ëma ka 4 fëmijë dhe babai 2 nga martesat e mëparshme, Marjana: U shtanga, e zbulova kur isha…

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty, tek E Diela Shqiptare, ka qenë Marjana e cila prej 9 vitesh jeton në Gjermani. Ajo ka treguar historinë e saj të jetës, është lindur dhe rritur në një fshat të vogël të Gramshit dhe ka 8 motra e vëllezër. Marjana ka treguar se dy prindërit e saj vijnë nga dy divorce të mëparshme, nëna me 4 fëmijë, ndërsa i ati me dy fëmijë, dhe 3 fëmijë të tjerë kanë ardhur pas martesës me njëri-tjetrin, ku një ndër to është dhe Marjana.

Marjana: Historia ime ka filluar para shumë vitesh, jam lindur dhe rritur në një fshat të vogël që quhet Kushovë. Ne jemi gjithsej 9 fëmijë.

Ardit Gjebrea: Mami dhe babi jot vendosën që të martoheshin dhe vinin nga dy divorce, ku prej tyre mami ka 4 fëmijë dhe babi 2. Kështu u bashkuam në një familje me 6 fëmijë. Më pas vijnë në jete tre vajza, ku një prej tyre isha unë.

Ardit Gjebrea: Deri në çfarë moshe ti nuk e dije që ishit me nëna dhe baballarë të ndryshëm me 6 vëllezërit dhe motrat?

Marjana: Deri në moshën 16 vjeçare.

Ardit Gjebrea: Kush ta tregoi?

Marjana: Një e afërmja e mamit. Ishte shumë histori e ngatërruar. Isha në gjimnaz, prisnim autobusin për t’u kthyer prapë në shtëpi edhe vjen ajo e afërmja e mamit dhe pyet, ti je vajza e filankës? Po unë jam i them. Fëmija e Qazimit dhe e Sabries? Unë i them po, pse ne të gjithë jemi fëmijët e tyre. Ah pse nuk e ke ditur thotë që historia juaj është pak e ndërlikuar. Vazhdon e tregon pa i’u dridhur qerpiku dhe thotë që mami jot ka pasur një histori të mëparshme, që prej tyre erdhën në jetë 4 fëmijë, 3 vëllezërit dhe motra ime e madhe.

Ardit Gjebrea: T’i si reagove?

Marjana: Ngela shumë e shtangur.

Ardit Gjebrea: Sepse në familje nuk ke kuptuar asnjë gjë?

Marjana:  Asnjë gjë, kemi pasur gjithmonë një harmoni të paparë me njëri-tjetrin, afrimitet, gjithmonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME