Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën ‘Dritan Hoxha’.
Një motoçikletë e drejtuar nga shtetasi me iniciale V.GJ. 30 vjeç, ka goditur një këmbësore, shtetasen me iniciale B.P, 52 vjeçe.
Mësohet se kjo e fundit është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Informacioni i plotë: Më datë 06.08.2019, rreth orës 13.00, në rrugën “Dritan Hoxha”, një motoçikletë ka goditur një këmbësore, shtetasen B.P, rreth 52 vjeçe, e cila u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar vetë drejtuesi i motorit V.Gj, 30 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.
