Categories Lajme

E FUNDIT/ Ministria e Arsimit hap shkollat vetëm për maturantët

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një dalje për publikun tha se viti shkollor do të mbyllet në qershor.

Ndërkohë për klasat 1-11 mësimi do të vijoje online deri në fund të muajit maj.

Shahini shtoi se provimit e lirimi dhe ato të klasës së pestë do të anulohen, ndërsa për maturantët shkollat do të hapen për 3 javë, nga data 18 maj deri në 5 qershor

Shahini: Vendimi qe kemi marrë së bashku me ministrin e Shëndetësisë dhe kryeministrin, për mbylljen e vitin shkollor 2019-2020. Ky vendim është marrë në vlerësimin e Task-Forcës së Covid-19 dhe duke mbështetur në vlerësimin e modeleve të vendeve të tjera që kanë vendimin për hapjen shkollave. Si dhe kemi marrë konsultimin e zyrën e presidentit dhe kryetarin e opozitës. 

Ky vit do të mbyllet në qershor 2020. Provimet e maturës shtetërore do të mbahen nga data 8-18 qershor 2020. Kjo na jep kohën që të përgatisim diplomat e tyre. Provimet e klasës së pestë dhe të nëntë do të anulohen. Provimet e lirimin nuk mbajnë të njëjtën peshë si provimet e maturës, prandaj kemi vendosur të marrim këtë vendim. 

Në mënyrë që provimi i maturës të jetë sa më i drejtë kemi vendosur që të hapim shkollat vetëm për 3 javë. Do të hapim shkollat vetëm për maturantët në 18 maj deri në 5 qershor. Në këtë periudhë do të punohet vetëm për lëndët e maturës shtetërore. 

Mësimi nga shtëpia do të vazhdojë deri në fund të majit për klasat 1-11, pra 2 javë më herët se parashikimi që të lejojmë mësuesit që të shkojnë në shkolla dhe të bëjnë hedhjen e notave dhe kalkulimet përfundimtare.

Hapja e pjesshme e shkollave do të fillojë duke zbatuar rregullat e distancimit social. Arsyeja pse nuk mund të hapim të gjitha shkollat, është për shkak të numrit të madh të nxënësve që kemi në shkolla. Kështu kemi vendosur të hapim shkollat vetëm për maturantët duke i shpërndarë në shkolla, për të respektuar distancën.

15 nxënës në klasa, në provime vetëm temat e zhvilluara para mbylljes së shkollave

Shahini tha se në klasa nuk do të jenë më shumë se 15 nxënës maturantë dhe do të shfrytëzohen edhe shkollat 9 vjeçare.

Sa i takon provimeve do të përfshohen vetëm temat e zhvilluara para mbylljes së shkollave.

Shahini: Për shkak të tërmetit kemi një numër shkollash që janë dëmtuar dhe jemi detyruar që një numër nxënësish ti kalojmë me dy turne. Kjo pamundëson higjeinizimin e shkollave pas çdo përdorimi kështu që vendosëm të hapim shkollat vetëm për maturantët duke i shpërndarë nxënësit në të gjitha klasat e  shkollave të tyre që të sigurojmë distancën minimumi 1.5 metra dhe numrin e  nxënësve në klasë mos ta kemi më shumë se 10-12 nxënës, maksimumi 15 nxënës. Do të përdorim dhe disa shkolla 9 vjeçare në afërsi të shkollave të mesme. Listat emërore do të komunikohen me drejtuesit e shkollave që të mos ketë dilema se në cilën shkollë apo klasë do të vijojë mësimin çdo maturant. Rregullorja sapo të mbyllet nesër apo pasnesër do tu shpërndahet bashkive që të bëjnë dizenfektimin në kohë dhe do të printohet për secilën shkollë.

Kjo hapjen  e pjesshme e shkollave duhet të mirëmbajë këtë arritje të mirë.Mirëqënia e nxënësve është gjëja më e rëndësishme deri tani. Do të jemi shumë të kujdesshëm me të gjithë.Kemi vendosur të reduktojmë  punën që maturantët do të bëjnë para provimit të maturës, nga data 4 maj duke filluar fillimisht me mësim nga shtëpia dhe pastaj kalimin në shkollë me 18 maj puna duhet të fokusohet në provimet e maturës shtetërore. 

Drejtorët e shkollave nga sot do të hartojnë programet për secilën shkollë të mesme që të mundësojnë përqëndrimin  e nxënësve në lëndët e këtij provimi. Provimet e maturës nuk do të përfshijnë temat e zhvilluara në kushte shtëpie. Kemi xhiruar qindra video me zgjidhje detyrash në matematikë dhe shkenca që do ti publikojmë në të gjitha kanalet tona duke përfshirë edhe RTSH.

Provimet e maturës mes datave 8-18 qershor

Ministrja tha se provimet e maturës do të mbahen mes datave 8-18 qershor dhe paralajmëroi se nuk do të tolerohet kopja.

Shahini: Provimet do të zbatohen mes datës 8 dhe 18 qershor duke zbatuar rregulla strikte jo vetëm për të ruajtur shëndetin e nxënësve por edhe integritetin e provimit. Kemi vendosur të bëjmë lehtësira në përmbajtjen e provimit por do të kemi zero tolerancë për kopjimin. Rregullorja e maturës që kërkon që nxënësit të mos vinë me telefon në provim dhe kërkon nga administratorët të administrojnë me përpikmëri provimin e maturës do të zhvillohet me përpikmëri strikte. Kthimin e  maturantëve në shkollë dhe mbajtja e zhvillimit të maturës është e domosdoshme.

Nxënësit nga klasa e 1 në të 11, mësim online deri me 29 maj

Shahini tha se nxënësit e tjerë nga klasa e parë deri në 11 do të vijojnë mësimin nga shtëpia deri me 29 maj 2020.

Shahini:  Transmetimi në RTSH dhe komunikimi online me mësursit do të vijojë deri në këtë datë.Vlerësimet përfundimtare do të mbyllen dy javët e para të qershorit nga mësuesit në shkollat ku i kanë regjistrat, duke bazuar me notat që janë marrë derti më 9 mars kur janë mbyllur shkollat duke marrë parasysh dhe vlerësimet në kushte shtëpie por vetëm nëse ndihmojnë  dhe jo penalizojnë nxënësit në nota. Do të nxirren udhëzime nga Ministria.

97% e nxënësve janë përfshirë në mësim online. Nxënësit që nuk kanë pasur pajisje dixhitale për mësim online po furnizohen me telefona smart dhe tableta falë një donacioni nga Vodafone Albania. Viti shkollor mbyllet në qershor por puna jonë jo. Këtë verë po planifikojmë të vendosim shkollat në dispozicion të më të vegjëlve me kurse verore dhe programe argëtuese.

Planifikojmë incizimin e leksioneve për transmetim në RTSH. Shtatori do të fillojë me përsëritjen e temave të zhvilluara nga shtëpia përpra se të nisin kurrikulën tjetër. Nëse ka nxënës që duan të përsërisin vitin kanë të drejtën ta kërkojnë por duhet të njoftojnë sa më shpejt, kjo vlen dhe për maturantët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME