Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas rritjes së numrave të të prekurve me COVID. “Është e kotë të përsëris sesa herë u kam thënë që COVID-i është armik i padukshëm dhe sa shumë u shtuan zërat tuaj se kjo është lojë dhe konspiracion. Atyre me fjalët dhe tubimet rrugëve. Kur vendosëm që të heqim masat dhe të lirojmë. Ishim të qartë se hapja do të sillte edhe rrezikun e harresës, por bëmë gjënë e duhur në kohën e duhur dhe do ta bënim sërish. Unë isha dhe jam dakord me shumë kënd që kërkonte ditë pas dite kthimin në normalitet duke thënë se shëndeti i ekonomisë familjare nuk mund të dobësohej përtej një pike të caktuar.
Kemi zgjedhur rrugën e këshillimit dhe jo të ndëshkimit të bizneseve për t’ia lehtësuar hallin gjithkujt. E kemi ditur dhe thënë se numrat do të rriteshin, gjëra më normale, po u ndodh të gjitha vendeve, ashtu si kundër kam kërkuar të mirëkuptoni nevojën për solidaritet të ri për rregullat. Ekonomia bie dhe ngrihet, të vdekurit nuk ringjallen. Një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për Shqipërinë, për cdo familje dhe burimet e energjisë së rimëkëmbjen. Nëse do të vijojmë kështu, fatkeqësisht do të na duhet të rimbyllemi dhe të përballojmë me shumëfish sekëlldinë që provuam kur u mbyllëm dhe pasojat e plagëve që morëm nga mbyllja e parë. As në mend nuk dua ta coj këtë, pasi kam bindjen se ende e kemi vetë në dorë. Numrat janë shqetësues, por në kontroll, testimet janë rritur” tha ai.
Rama njofton dhe masat e rrepta
1- “Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi qoftë dhe politik. U them të gjithëve vazhdoni punën, liria e lëvizjes është e garantuar, por grumbullime më shumë se numri I personave të lejuar nga protokollet e sigurisë nuk do të lejohen më. Policia e shtetit do të bëjë detyrën, pa bërë asnjë dallim.Kush merr pjesë në grumbullime apo në grupime më të mëdha se sa numrat e lejuar nga protokollet e sigurisë, do penalizohet drejtpërdrejt individualisht.
2- E dyta, bizneset që nuk respektojnë protokollet e sigurisë, nuk do tolerohen më.
Duhet t’ua kujtoj të gjithëve atyre që kanë një biznes. Më vjen keq po duhet t’ua u kujtoj sepse përveç gjobave, rrezikojnë edhe heqjen e lirisë, në rast se kapen në shkelje të protokolleve, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e njerëzve të cilëve u shërbejnë.
3- E treta, qytetarët do vijojnë të qarkullojnë lirisht, pa kufizime, pa larg qoftë autorizime të asnjë lloji, por ama edhe ata do penalizohen, nëse kapen në shkelje të rregullave por të thjeshta por shumë të bezdisshme të distancimit social në hapësirat e përbashkëta publike.
