Categories Lajme

“E futi të gjymtuar në valixhe”/ Detaje tronditëse të krimit në Paris: 24-vjeçarja abuzoi me 12-vjeçaren para se ta vriste

Një grua e pastrehë është vrasësja e dyshuar e vajzës 12-vjeçare të gjetur të vdekur në një valixhe në Paris, një krim që ka tronditur shoqërinë franceze. Dambia B., një 24-vjeçare me origjinë nga Algjeria dhe “probleme ekstreme psikologjike” akuzohet për përdhunimin, torturimin dhe vrasjen e vogëlushes Lola Davie të premten e kaluar. Në konferencën e djeshme për media, Prokuroria tha se, gjatë marrjes në pyetje, e arrestuara ka bërë pretendime të ndryshme, herë duke pranuar e herë duke mohuar faktet e rastit. Por përfundimisht ajo pranoi se e mori vajzën në banesën e motrës së saj, e cila jeton në të njëjtën ndërtesë me familjen e vajzës dhe e detyroi të bënte dush. Më pas ajo e sulmoi seksualisht Lolën dhe kreu akte të tjera të dhunshme ndaj saj, të cilat rezultuan në vdekjen e saj.

E mitura u gjet e lidhur në një valixhe plastike në oborrin e një pallati pranë shtëpisë së saj. Trupi i saj u gjymtua dhe numrat 1 dhe 0 iu gjetën “të ngulitura” në gjoks. Pak kohë para krimit, kamera e sigurisë kishte regjistruar vrasësen e dyshuar dhe viktimën duke hyrë në pallatin ku jetonte 12-vjeçarja me prindërit e saj, në verilindje të kryeqytetit francez.

“E dyshuara mburrej se ka shitur organe njerëzore. Sipas dëshmive, vajza është dërguar në bodrumin e ndërtesës ku është torturuar, përdhunuar dhe mbytur para se t’i presin fytin… E dyshuara dyshohet se vuante nga probleme të rënda psikologjike. Ajo jetonte në rrugë, por kishte të afërm dhe miq në Paris”, thotë një burim me njohuri për hetimin, sipas Daily Mail.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME