Gadishulli i ballkanit është në aktivitetin e rrymave ajrore të ftohta me origjinë Verilindore të cilat do të vijojnë rënie të konsiderueshme të temperaturave në vendin tonë dhe Kosovë.
Ditën e nesërme vendi ynë do të përfshihet nga kalimi i një fronti të ftohtë, i cili do të sjellë rreshje shiu dhe shkarkesa elektrike në zonën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë rreshje bore.
Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim Jug (S) me shpejtësi 10-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -2/11°C
Zonat e ulëta 5/16°C
Zonat bregdetare 8/16°C