Categories Lajme

Kosovë, autobusi me nxënës përplaset me kamionin dhe një autoveturë, 30 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë diten e djeshme, duke lënë të plagosur afro 30 persona.

Një autobus me nxënës është përplasur me një kamion në aksin Prishtinë-Pejë, duke bërë që të dëmtohen nxënësit që udhëtonin me të.

Mësohet se autobusi i përket kompanisë “Graniti Trans” nga Presheva. Ai ishte duke u kthyer nga Shqipëria, pasi nxënësit e një shkolle në Presheve kishin zhvilluar një ekskursion. Por gjatë kthimit ai është përplasur me një kamion, duke marrë dëme të shumta.

Lidhur me aksidenti reagoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka njoftuar se në aksident 30 persona kanë pësuar lëndime, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet mjekësore.

Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit 30 persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, ka deklaruar Bajram Krasniqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME