I riu shqiptar Aleksandër Luca është dënuar për vr asjen e students greke, Eleni Topaloudis. Së fundmi raportohet se e motra e Aleksandër Lucës ka dëshmuar në sallën e gjyqit. Motra e të riut shqiptar ka thënë se i vëllai i saj ishte i lidhur me studenten greke. Më tej ajo ka treguar: Në orën 10, vëllai im u largua nga shtëpia. E pashë përsëri të nesërmen në mesditë. Ishte pak i shqetësuar. E pyeta se çfarë po bënte Eleni, nuk u përgjigj. Në një moment ai filloi të qajë dhe hyri në dhomë.
E motra e tij ka thënë se ka qenë Eleni, ajo që i ka nisur një mesazh dhe më pas ka shtuar: Eleni i kishte dërguar një mesazh duke na thënë të bënim diçka që do t’i emociononte të dyve. Më pas ka thënë se i vëllai i saj nuk do ta godiste kurrë Elenin, kurse mësohet se gjyqtari ka komentuar: Provat na tregojnë ndryshe, gjurmët e gishtërinjve, hekuri. Sjellim në kujtesë se u raportua studentja greke Eleni Topaloudi u v ra nga i riu shqiptar dhe miku i tij grek.
Ata i kishin propozuar studentes greke për të kryer marrëdhënie së bashku, por më pas gjërat nuk shkuan si kishin menduar dy të rinjtë. Trupin e studentes ata e hodhën në det, pasi e kishin goditur barbarisht. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në vitin 2018.