Categories Lajme

Rrahja e Roshit dy ditë më parë në Tiranë, 2 në pranga dhe 4 në kërkim, sekuestrohen 2 armë. Ja kush janë

Dy ditë më parë, në Tiranë, ka ndodhur një incident i dhunshëm, ku 48 vjeçari, Adriatik Roshi u rrah nga një grup personash në një berberhane.

Si rezultat i operacionit të Policisë, janë arrestuar dy shtetas, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim për këtë ngjarje. Gjatë operacionit, janë sekuestruar dy armë, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët e ngjarjes.

Shtetasit Gani Koçeku, 24 vjeç dhe Ledio Tusha, 31 vjeç, u arrestuan në flagrancë, ndërsa katër persona të tjerë janë shpallur në kërkim për përfshirje në këtë ngjarje.

Kjo ngjarje dyshohet se ka lidhje me sherrin në Palasë më 24 gusht të 2024-ës, ku Luçiano Koçeku, biznesmen, i njohur ndyshe si Tur Koçeku u sulmua dhe u plagos rëndë në një lokal nate.

Ndaj dhe rrahja e Roshit mund të jetë si shenjë hakmarrje për ngjarjen e gushtit në jug të Shqipërisë, megjithatë ende nuk faktohet nëse Adriatik Roshi ka qenë pjesë e sherrit në Palasë. Siç bëhet me dije Tur Koçeku është organizatori i sulmit ndaj Roshit në berberhane.

Të arrestuar:
1. Gani Koçeku, ditëlindja 29.12.2001 personi që ka qenë në makinën X3 BMË dhe ka bërë vëzhgimin e dëmtuarit.
2.Ledio Tusha , u gjet në banesën e Luçiano Koçeku, është djali i motrës dhe në mjetin që deklaroj që përdor u gjet qafore tip maske dhe kapele xhup i zi , dyshuar se ka marrë pjesë në rrahjen . Në banesën e Luçjanos u gjet dhe armë zjarri pistoletë me leje në emër të Luçiano Koçeku.

Të dyshuar të pa kapur :
1.Gëzim Koçeku ka bërë hapjen e rrugës për makinën Audi të autorëve goditës, me mjetin e tij me targa AA 020 NI .
2. Ronald Koçeku, personi që ka bërë ruajtjen e dëmtuarit me vëllain e tij Ganiun, tek kompleksi Fole, dhe ka marrë mjetin X 3 me qera tek shtetasi Ajet Balliu .
3. ⁠Luçiano Koçeku, i dyshuar si organizator për rrahjen brutale të shtetasit Adriatik Rroshi .
4. ⁠Dino (Abedin) Koçeku dyshuar si organizator për rrahjen brutale të shtetasit Adriatik Rroshi.

‘Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur më datë 05.01.2025, si pasojë e të cilit u dëmtua më sende të forta shtetasi A. R., 48 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, Komisariati i Policisë Nr. 3 ka finalizuar operacionin e koduar “Details”.
Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. K., 24 vjeç dhe L.T, 31 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K., L.(A.). K., G. K. dhe D.(A.). K.  Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 05.01.2025, në një berberhane, në rrugën “29   Nëntori”, kanë goditur me sende të forta, dyshohet për motive të dobëta, shtetasin A. R., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.’, njofton policia.
Gjatë hetimeve, janë sekuestruar prova materiale, përfshirë një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu, dy automjete dhe veshje të dyshuara që autorët kanë përdorur gjatë krimit

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
1 armë zjarri pistoletë, me leje, që u gjet në banesën e shtetasit Ledio Tusha.;
1 armë gjahu, që u gjet në banesën e shtetasit Dino Koçeku.;
2 automjete që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje;
Veshje që dyshohet se kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes, të cilat u gjetën në njërin prej këtyre automjeteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste drogë, pranga 35-vjeçarit në Bërzhitë!

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Bërzhitë për shitje droge. Policia i ka sekuestruar E.Tafanit 833…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! DETAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“The Albanian Files”, harta e resorteve mbi natyrën shqiptare

Autorë: Erisa Kryeziu dhe Vjolanda Peca | Citizens.al “Në një botë autokratësh, a mund të…

LEXO ME SHUME