Categories Lajme

“E kapa vetë dhëndrin me vajza…”, çfarë deklaronte Mexhit Picari për të riun që i mori jetën

Babai i Dhuratës, Mexhit Picari, i cili ka qene edhe polic ka treguar një histori të 10 viteve më parë, kur kapi dhëndrin e tij duke u konfrontuar fizikisht me persona të tjerë.

Sipas tij, sherri kishte ndodhur për motive banale ku ishin të përfshira edhe disa vajza.

“Unë e kam kapur vetë para 10 viteve, kam kapur Kudretin (bashkëshortin e vajzës), e kam kapur te KMY te lokali, e kemi kapur, edhe baba i vetë, e kemi parë me goca, lidhje jashtë martese.

Kur kam shkuar unë, e kam gjetur të çarë këtu te nofulla, edhe kanë qenë 4 çuna duke u zënë për punë femrash. Kur e kam parë me g jak kështu, ju kam thënë policia, unë kam qenë punonjës policie. Ju kam thënë mos se policia këtu. Ata direkt e kanë lënë, edhe më tha mik më shpëtove, hallall ta bëftë Zoti.

Po ç’na bërë kështu more dhëndër. Po ti je i martuar, a ke turp i thashë. A ke turp që zihesh për punë femrash. Ti je i martuar, ke fëmijë. Tha bëra gabim, po më fal. Edhe unë i thashë gocës, erdhi dhe i thashë për mua lere se ky nuk i heq huqet. Na ka marrë malli për nipërit, ju kanë bërë presion”, është shprehur babai i Dhurata Saliajt në media.

Sot ishte seanca e fundit për çiftin ku gjykata pritej t’ia linte fëmijët babait. 32 vjeçarja Dhurata Picari ishte mebabain e saj në një tavolinë tjetër, ndërsa i pranishëm mësohet të ketë qenë edhe njëri nga djemtë e çiftit që kishin 17 vite bashke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME