Categories Kuriozitete

E kapën duke u martuar fshehurazi për herë të tretë, dy gratë rr.ahin burrin

Një indian është rrahur nga dy gratë e tij pasi u përpoq të martohej në mënyrë të paligjshme me një grua të tretë. S. Aravind, i njohur si Dinesh, u martua për herë të parë në vitin 2016. Por vendosi të martohej fshehurazi me një grua të dytë në fillim të këtij viti.

Megjithatë herën e tretë nuk i eci.

Mediat lokale raportojnë se Dinesh u dhunua fizikisht nga dy gratë e tij, të cilat më pas u kthyen në shtëpinë e prindërve të tyre. Kur mësuan për njëra-tjetrën dhe planin e burrit për tu martuar me një grua të tretë, ato vendosën të ndërmerrnin veprime.

Video tregon njërën nga gratë e Dinesh që vrapon drejt burrit dhe e rreh.

Disa momente më vonë, gruaja tjetër e tij futet në veprim dhe gjithashtu fillon të godasë Dinesh.

Por 26-vjeçari nuk u rrah vetëm nga dy gratë e tij. Disa burra aty pranë që u bënë dëshmitarë të ngjarjes filluan ta godisnin. Ata e shkelmojnë dhe godasin me grushte derisa ai shtrihet në tokë duke kërkuar mëshirën e tyre.

Më pas Dinesh u arrestua nga policia. Poligamia u shpall e jashtëligjshme në Indi në vitin 1956 për të gjithë qytetarët hindu, megjithatë myslimanët ende lejohen ligjërisht të kenë disa gra. Poligamia është një vepër që dënohet me burg në Indi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

Dashi Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 20 Janar 2026

Dashi Do ndiheni aq te lumtur sot ne krahët e partnerit tuaj, saqë nuk do…

LEXO ME SHUME