Categories Politike

‘E keni bërë si tender’ Sterkaj ankohet për emërimin e drejtorëve të rinj në Shkodër/ Rama: Do merrem vetë, ju nuk i dhatë drejtim

Kryeministri Edi Rama do të marrë në dorë emërimin e drejtorëve të rinj në Shkodër. Kjo ka qenë deklarata e kreut të qeverisë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura me drejtuesit e rajonit të Veriut. Ka qenë deputeti Paulin Sterkaj i cili është shprehur se çështja e emërimit të drejtorëve të rinj është kthyer në tender pasi secili propozon emrat e tij.

Kreu i qeverisë ka deklaruar do të merret vetë me këtë çështje duke qenë se ata nuk kanë mundur t’i japin drejtim. Ai ka njoftuar se ditën e hënë do të zhvillohet një mbledhje e posaçme me drejtuesit e Shkodrës.

“Nuk e kemi bërë tender. Musai më ka thënë që i keni çuar nga 7 lista. Kam menduar që ju do ta zgjidhni këtë gjë. Tani do merrem vetë. Meqë ju nuk i dhatë drejtim. Të hënën mbledhje e posaçme vetëm me Shkodrën për këtë gjë”, mësohet të jetë shprehur Rama.

Një ditë më parë deputeti socialist Arben Pëllumbi deklaroi pas mbledhjes me tone të ashpra, se me vendim të kryesisë të PS-së është shkrirë struktura drejtuese e PS në Shkodër.

Ai tha se presidenti Ilir Meta duhet të caktojë një datë për zgjedhje të parakohshme në Shkodër.

vijon…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME