Categories Lajme

E kërkonte e gjithë Anglia, kapet në Lushnje i riu shqiptar (EMRI)

Policia ka arrestuar 20-vjeçarin Gledis Mehalla i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një vrasje në Mbretërinë e Bashkuar. 20-vjeçari Mehalla kërkohej nga autoritetet britanike për vrasjen e Tomasz Waga më 28 janar. Për kapjen e shqiptarit Gledis Mehalla autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kishin vënë në dispozicion 5 mijë euro. Ka dyshime se vrasja e 23-vjeçarit Tomas Waga ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës mes shqiptarëve dhe tij.

Operacion nga Strukturat e DVP Fier, Komisariati i Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër jetës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “V rasja”.

Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posacme “Shqiponja” në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Mbretërisë së Bashkuar të shtetasit:

Gledis Mehalla, 20 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet Gjyqësore në Kardif/ Mbretëri e Bashkuar, më datë 04.05.2021 kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Vrasja”. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME