Categories Lajme

E kishin kthyer banesën në “shtëpi bari”, arrestohet 23-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Një 23-vjeçar ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kishin përshtatur një banesë dykatëshe, për kultivim të kanabisit, me anë të llambave.

Po ashtu janë proceduar penalisht dhe 5 punonjës të OSHEE-së, për “Shpërdorim detyre” dhe janë sekuestruar 145 bimë kanabis të kultivuara në vazo, në ambientet e përshtatura me llamba, 64 llamba, 64 rritës energjie, 2 kilogramë kanabis dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontrolleve të ushtruara për parandalimin e tentativave për kultivim të bimëve narkoitke, bazuar dhe në inteligjencën policore, për përshtatjen e një ambienti, për kultivimin e bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antikanabis të koduar “LED”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë dykatëshe në fshatin Bzhetë, në një ambient të përshtatur me llamba, u gjetën të kultivuara 145 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, 64 llampa, 64 rritës energjie dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xhoni Gjekaj, 23 vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin Françesk Macoraj, 30 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjithashtu kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. C., 35 vjeç, A. H., 51 vjeç, P. Z., 54 vjeç, P. S., 61 vjeç dhe S. H., 55 vjeç, të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, njofton policia.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lufta në Iran, Autoriteti i Konkurrencës fillon monitorimin e tregut me pakicë të karburanteve

Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtroi për shqiptarët, Harry Maguire dënohet me burg

Herri Meguajër është dënuar me 15 muaj burg, por që pezullohet me kusht, pas sherrit…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Ditën e sotme (3 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME