Categories Lajme

E kishin kthyer qendrën e masazhit në strehë prostitucioni, arrestohet 24-vjeçarja, shpallet në kërkim pronari

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar “Spa 19”.

Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në kërkim pronari i qendrës së masazheve.

Vihen në pranga 1 shtetase dhe procedohen në gjendje të lirë 4 shtetase të tjera të punësuara në këtë qendër.

Sekuestrohen 51 500 lekë të rinj dhe 150 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 3 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Spa 19”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetases:

K.I., 24 vjeçe, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. K., 33 vjeçe, E. L., 33 vjeçe, dhe E. O., 30 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, të gjitha banuese në Tiranë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi O. Rr., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi O. Rr. administronte një qendër masazhesh, në Rrugën Bardhyl, në të cilën ishin të punësuara 23-vjeçarja e arrestuar dhe tre shtetaset e tjera. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 51 500 lekë të rinj dhe 150 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, bashkë me 3 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME