Categories Lajme

Zjarr në një bazë ushtarake në Krime, evakuohen banorët dhe mbyllet autostrada

Një zjarr që shpërtheu pranë një baze ushtarake të stërvitjeve në distriktin Kirovske në gadishullin e Krimesë ka detyruar evakuimin e mbi 2,000 njerëzve dhe mbylljen e autostradës aty pranë, tha të mërkurën guvernatori i Krimesë i cili mbështetet nga Rusia, Sergei Aksyonov.

“Është planifikuar të evakuohen përkohësisht banorët e katër vendbanimeve, më shumë se 2,000 njerëz”, tha Aksyonov në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ai nuk dha informacione se për çfarë arsyesh u shkaktua zjarri, i cili detyroi gjithashtu mbylljen e pjesshme të autostradës kryesore Tavridy.

Kanalet e Telegramit të Rusisë të lidhura me shërbimet ruse të sigurisë dhe mediat ukrainase raportuan se një depo municioni ishte duke u djegur pas një sulmi ajror ukrainas gjatë natës.

Agjencia e lajmeve Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur raportimet. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Ukraina.

Megjithatë, Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës ushtarake të Odesës në Ukrainë postoi dy video të një zjarri në një zonë të pabanuar, dhe shkroi: “Depoja e municionit të armikut në Stari Krim”.

Stari Krim është një qytet i vogël historik në rrethinën Kirovske të Krimesë. Rusia aneksoi ilegalisht gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

Videot dhe fotot nga rrjetet sociale shfaqën flakë të mëdha dhe një zjarr me tym në një zonë të pabanuar.

Disa kanale Telegram thanë se deri në orën 07:30 me orën lokale, zjarri ishte duke u përhapur përreth tre orë, dhe ende nuk ishte vënë nën kontroll.

Zjarri vjen dy ditë pasi një shpërthim dëmtoi urën që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, që la dy persona të vdekur, për të cilën Moska fajësoi Ukrainën dhe shtyu presidentin rus Vladimir Putin të zotohej për hakmarrje.

Brenda natës, Rusia nisi një sulm ajror në portin ukrainas të Odesës për të dytën natë me radhë.

Ushtria e Ukrainës tha gjithashtu se një sulm me dron në Kiev u zmbraps me sukses mëngjesin e së mërkurës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME