Categories Lajme

E kishte kthyer lokalin në kazino, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Eshte finalizuar operacioni policor i koduar “Gaminator”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Autori kishte përshtatur një ambient të fshehtë në lokalin në administrim prej tij për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Sakaq, eshte vene në pranga 31-vjeçari.

Njoftimi i policise: Sekuestrohen dy makineta që shërbejnë për lojëra fati dhe një valixhe me çipsa për poker.

Shërbimet e Komisariarit të Policisë Nr. 4 në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Gaminator”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

Ky shtetas, në lokalin në administrim prej tij, në rrugën “Siri Kodra”, kishte përshtatur një ambient të fshehtë, për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit, dhe një valixhe me çipsa për poker.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME