Categories Lajme

SPAK përfundon hetimet për vrasjen e Santiago Malko

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për vrasjen e oficerit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht 2019 në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, janë dërguar për gjykim 9 të pandehur të akuzuar për krime të kryera nga “Grup i Strukturuar Kriminal”.

Sipas njoftimit zyrtar, në dosjen e dërguar në gjykatë janë të pandehur, Leonard Duka, banues Tiranë, në mungesë,  Erlis Duka, banues Tiranë, në mungesë, Ilir Selmani, banues Tiranë, aktualisht në paraburgim,  Oltian Loga, banues Tiranë, në mungesë, Aleksandër Maxhaku, banues Tiranë, në mungesë, Fatmir Hyseni (Musai), banues Vlorë, në mungesë, Dritan Agaj, banues Tiranë, në mungesë, Xhoni Nica, banues Tiranë, me masë sigurimi personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe Elvis Gaçaj, banues Tiranë, në gjendje të lirë.

Sipas SPAK, të pandehurit Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj akuzohen për vepër penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për ngjarje të ndodhur në gusht 2019 rreth orës 22 : 20, në Rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku ka mbetur i v rarë me a rmë z jarri, Santiago Malko. Gjithashtu, të pandehurit Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj akuzohen edhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” përmes mbajtjes së saj.

Sipas SPAK, i pandehuri Ilir Selmani akuzohet dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, ndërsa  Oltjan Loga akuzohet dhe për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Të gjithë të pandehurit e mësipërm akuzohen nga SPAK dhe për krime të kryera nga “Grup i Strukturuar K riminal”. I pandehuri Elvis Gaçaj akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioni”, në bashkëpunim me Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj, për fakt penal të verifikuar në prill 2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë.  Elvis Gaçaj akuzohet dhe për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” përmes mbajtjes së saj,  në bashkëpunim me Leonard Duka, Oltjan Loga, Dritan Agaj, për fakt penal të verifikuar po në prill 2019 në Kompleksin “Halili” në Tiranë.

Elvis Gaçaj akuzohet nga SPAK dhe për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj Xhoni Nica, hetuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në kuadrin e pjesëmarrjes në Grup të Strukturuar Kriminal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME