Ish-ministri socialist Arben Malaj, që vetëm pak ditë më parë u shkarkua nga Edi Rama nga bordi i Bankës së Shqipërisë, i është bashkuar Partisë Agrare Ambientaliste. Këtë e ka bërë të ditur vetë Malaj me një postim në rrjetet sociale.
“Një angazhim konkret me Partinë Agrare Ambientaliste. E mirëprita ftesën e kolegut te nderuar Agron Duka për të kontribuar si këshilltar strategjik për platformën dhe organizimin e PAA për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.
Keshillimi i kesaj partie te qendres se majte, me strategji te sukseshme, me krijon mundesi reale per te dhene kontribute pozitive per ta rritur fuqine elektorale te PAA dhe per ta ofruar PAA ne cdo aspekt te vlerave dhe misionit te saj politik me te gjelberit evropian, te cilet vleresohen sot si grupimi politik me progresiste dhe me influence te rritur ne qeverisjen vendore dhe kombetare ne shume vende te BE-se, por edhe ne institucionet e saj politike.
Te gjelberit ne zgjedhjet e fundit per parlamentin evropian fituan rreth 10% te votave, duke marr nje status te rendesishem edhe per politikat ne nivel evropian. Suksese PAA! Mirenjohje cdo kolegu qe do te angazhohet per sfidat e PAA, si nje mundesi konkrete per zhvillime dhe ndryshime pozitive ne Shqiperi!”, – shkruan Arben Malaj në rrjetet sociale.